LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: BE-ja paralajmëron masa ndaj Kosovës, të cilat nuk po mund t’i artikulojë

Kusari-Lila: BE-ja paralajmëron masa ndaj Kosovës, të cilat nuk po mund t’i artikulojë
Foto: Arkiv

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka reaguar para paralajmërimeve për masa ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Kusari-Lila thekson se kjo do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian   vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.


“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë.

Ose, do të jetë pas Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij ose mbajti zgjedhje dhe respektoi rezultatet”, shkruan Kusari në Twitter.

Ndryshe, masat që janë paralajmëruar përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment. /Telegrafi/