LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Gjakovarët po organizojnë dasma në Valbonë

Kusari-Lila: Gjakovarët po organizojnë dasma në Valbonë

U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se masat e vendosura nga qeveria nuk ishin mbyllje e plotë por e përsëritshme.

Mimoza Kusari-Lila në “Debat Plus” ka arsyetuar lëvizjen e një mase të madhe të qytetarëve drejt Shqipërisë.

“Edhe në vitet e kaluara rreth 30 mijë kosovarë kanë udhëtuar drejtë Shqipërisë në këtë periudhë kohore. Kjo ka qenë fundjava e fundit para Ramazanit. Edhe në të kaluarën trendi i lëvizjes ka qenë i njëjtë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kusari-Lila ka thënë se për fat të keq ka pasur raste kur familje Gjakovare kanë organizuar dasma në Valbonë në kulmin e pandemisë.

“Fatkeqësisht ka pasur familje gjakovare që kanë organizuar dasma në Valbonë, dhe kjo është bërë edhe në kulmin e pandemisë. Edhe verën e vitit të kaluar ato foto të dasmave janë publikuar në rrjete sociale”.

E para e deputetëve të LVV-së, thotë se është e natyrshme lëvizja nga Gjakova në Bajram Curr dhe anasjelltas pasi sipas saj janë vetëm 22 kilometra që i ndajnë këto qytete.

Kusari-Lila thotë se personalisht mendon se do të duhej të shqyrtohej mundësia për gastronominë që të kenë aktivitete në hapësira të hapura.

“Sigurisht do të duhej të respektohej distanca dhe rregullat tjera të pandemisë”, deklaroi ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori