Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda i ka reguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti në deklaratën e tij tha se zgjidhja nuk janë zgjedhjet.

Gruda tha se Kurti po të mos donte zgjedhje, siç deklaroi sot, nuk do ta shpërdoronte as mundësinë e dytë që ia dha Gjykata Kushtetuese, 34 ditë shtesë.


Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: Mjafton të shihet se si u përdor kjo kohë: nga 34 ditë, 7 i kaloi në vizita të pafrytshme jashtë vendit, ndërsa tri javët e tjera pa asnjë përpjekje serioze për zgjidhje”.

Tutje ai tha se tani, kur ka mbetur vetëm një javë, deklaratat politike nuk kanë më peshë, sepse siç u shpreh “veprimet destruktive të tij në të dy raundet për zgjedhjen e presidentit flasin më qartë se çdo fjalë”.

“Është për keqardhje që dikush me 51% të besimit qytetar po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor për arsye dhe inate personale. Qytetarët do të dijnë t’ia japin përgjigjen e duhur këtij mentaliteti”, ka shkruar ndër të tjera Gruda. /Telegrafi/