LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi ambasadorin Castelino, ftohet për vizitë zyrtare në Malajzi

Kurti takoi ambasadorin Castelino, ftohet për vizitë zyrtare në Malajzi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

“Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, u shpreh Kurti.


Në shërbim të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ftoi për vizitë në Kosovë, kryeministrin e Malajzisë dhe tha se mirëpret edhe delegacionet e bizneseve malajzese të interesuara të investojnë në Kosovë.

“Duke shtuar se Malajzia çmon marrëdhëniet që ka me Republikën e Kosovës, Ambasadori Castelino i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit të Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob, dhe e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Malajzi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/