LAJMI I FUNDIT:

Kurti takim me ambasadorin e Finlandës, flasin për zhvillimin e dy vendeve

Kurti takim me ambasadorin e Finlandës, flasin për zhvillimin e dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot takim me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ata “biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe”.


“Në shërbim të thellimit të tyre, sidomos të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se ai gjithashtu e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori