LAJMI I FUNDIT:

Kurti rithekson tri pikat kryesore – lirimin e tre policëve, de-eskalim dhe zgjedhje të reja në veri

Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar tri pikat kryesore të cilat i ka diskutuar të enjten gjatë takimit që zhvilloi në Bruksel me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borrel dhe emisarin e tij special për Ballkanin dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social Twitter tha se gjatë takimit ka dhënë dëshmi për rrëmbimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.


Po ashtu ai tha se ka diskutuar për de-përshkallëzimin e situatës në veri si dhe për zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Kurti po ashtu u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

“U takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak, por me presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e tre policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Krejt çka thanë Kurti, Borrell dhe Vuçiq pas takimeve ndaras në Bruksel
Lexo po ashtu Krejt çka thanë Kurti, Borrell dhe Vuçiq pas takimeve ndaras në Bruksel

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të enjten dha detaje lidhur me takimin e së enjtes në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borrel dhe emisarin e tij special për Ballkanin dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Zyra e Kryeminsitrit, nuk pati takim trilateral siç ka ndodhur zakonisht, për shkak se pala tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar një gjë të tillë. /Telegrafi/