LAJMI I FUNDIT:

Kurti i përgjigjet O’Brien: Nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën

Kurti i përgjigjet O’Brien: Nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien ku thotë se “nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Kryeministri Kurti theksoi se nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën, dhe shtoi se Kosova nuk ka partnere, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sesa ShBA-të. Derisa tha se Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i qeverisë së tij, edhe sa i përket rregullore së BQK-së.


“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Republikës së Kosovës. BQK ka prezantuar një plan dhjetë pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi Republikë demokratike, qeveria nuk i mbivendoset institucioneve të pavarura shtetërore siç është BQK, dhe në mesin e këtyre dhjetë pikave si plan pune për zbatimin e rregullores, BQK nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese.

Pra pa ndëshkim, incidente duam të ecim përpara. Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i yni, por njëkohësisht ne kujdesemi edhe për paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serb. Jam kryeministër i cili nuk dëshiron qe qytetarët të kenë më pak para, të kenë më shumë para. BQK ja ka dërguar një letër Bankës popullore të Serbisë, shpresojmë se do të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë, bëhet fjalë për dinarin si mjet pagese, jo për dinarin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë qe të ndëshkojmë askënd me kurrfarë masash, mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion, ashtu që të legalizohet, të formalizohet çdo transaksion financiar…Nuk po rrezikohet partneriteti me Ameriken”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas ceremonisë së përurimit të projektit të MRI-së në Spitalin Regjional të Prizrenit.

Kurti shtoi po ashtu se do t’i japin kohë tranzicionit sa i përket implementimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Diplomaci e 'tensionuar', analistët kërkojnë reflektim të Qeverisë Kurti pas deklaratave të O’Brien
Lexo po ashtu Diplomaci e 'tensionuar', analistët kërkojnë reflektim të Qeverisë Kurti pas deklaratave të O’Brien

“Pas çlirimit 1999-të ne kemi pasur markën gjermane, nga janari i vitit 2002 e kemi euron evropiane, askush nuk po thotë merreni lekun e Shqipërisë ose valutën e re kosovare dardan, por euron, është evropiane. Nuk besoj se qytetarët serb janë ata që shohin këtë problem, por natyrisht Beoradi zyrtar qe nuk e pranon pavarësinë dhe nuk i pranon krimet e kryera para 25 vjetëve në Kosovë morën përmasat e gjenocidit, është ai i cili sjell këso paralajmërimesh.

Andaj, do t’i japim kohë tranzicionit, BQK udhëheq me hapat dhjetëpikësh, edhe ne do të japim kontributin tonë për zbatim sa më të ‘lëmueshëm’ dhe si për BQK, për shtet ndërtimin tonë demokratik, për sistemin tonë financiar, jemi gjithashtu falënderues e mirënjohës ShBA-ve që kanë kontribuar jo vetëm thjesht 16 të shtetit të pavarur por 25 vjet të Kosovës së çliruar”, deklaroi Kurti.

I pyetur se çfarë po bënë Qeveria për të aktualizuar problemin për krimet që ka bërë Serbia, Kurti ka thënë se Kosova ka themeluar Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve dhe u ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës të jetë sa më aktive në përndjekjen e këtyre krimeve të kryera nga Serbia.

“Ne tashmë kemi themeluar Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Aty ka një drejtor, profesor universiteti, Atdhe Hetemi, i cili po krijon ekipin e vet në mënyrë që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë të hulumtojnë, dokumentojnë dhe trajtohen. I bëjë thirrje edhe njëherë Prokurorisë Speciale të Kosovës të jetë sa më aktive në përndjekjen e këtyre krimeve të kryera, meqenëse se ende kemi dëshmitarët e gjallë dhe plagët e freskëta dhe sa më herët qe trajtohen këto krime, aq më mirë është edhe për proceset gjyqësore”, shtoi Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës. Ai tha Kosova është duke u forcuar me partnerët e aleatët tanë të NATO-s e BE-së.

“Republika e Kosovës e ka pasur sfidë luftimin e krimit dhe korrupsionit, dhe për këtë jemi në rrugë shumë të mirë për ta eliminuar plotësisht, e kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm në këto tri vite. Kurse, anën tjetër sot sfidë tejet e rëndësishme e kemi kërcënimet e sigurisë që na vinë nga fqinji jonë verior, Serbia. Por, edhe për këtë jemi duke u forcuar me partnerët e aleatët tanë të NATO-s e BE-së. Të NATO-s në krye me ShBA-të, ndërkaq me të Bashkimit Evropian me gjitha 27 shtetet që kultivojmë marrëdhënie të mira, madje edhe me ato të cilat ende nuk i janë bashkuar 22 shteteve që kanë njohur pavarësinë tonë”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori