LAJMI I FUNDIT:

Kurti për vettingun: Ndryshe nga Shqipëria, ne do të konfiskojmë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Kurti për vettingun: Ndryshe nga Shqipëria, ne do të konfiskojmë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Kryeministri Albin Kurti, ka folur mbi planin e qeverisë së tij për të ndërmarrë reformën në drejtësi në Kosovë.

Kurti tha se ka urdhëruar ministren e Drejtësisë që të ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha gabimet e bettingut të bërë në Shqipëri, në mënyrë që në Kosovë të ketë një aplikim sa më efikas.


Ai theksoi se reforma në drejtësi, ndryshe nga Shqipëria duhet të përfshijë dhe konfiskimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Unë nuk është se i di hollësitë, por e kam udhëzuar Ministren e Drejtësisë ta ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i vetingut në Shqipëri. Unë mendoj se ja ka vlejtur procesi i vetingut në Shqipëri mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin. Në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës ne porsa e kaluam në lexim të dytë projekt ligjin për konfiskimin pasurive të pa justifikuat a pra nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme por edhe e pajustifikueshme sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse.

Padyshim konfiskim. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë prokurorët apo gjykatësit sepse në Kosovë ka njerëz që kanë zhvatur me dekada nuk janë as prokurorë as gjykatës. Para se të vinim ne në qeveri ka qenë një parullë cinike për punonjësit shtetërorë thonin rroga e vogël fitim i madh kjo rroga e vogël e fitim i madh ka marrë fund me neve. Vetëm në vitin e kaluar kemi patur 854 operacione policore kemi arrestuar 3201 persona për korrupsion e krim prej tyre 301 janë zyrtarë shtetërorë. Kemi konfiskuar mbi 1.8 tonë substancë narkotike kemi shkatërruar 69 grupe kriminale dhe 5 laborator të drogës në veri të Kosovës. Ne jemi polici por rendi është që edhe prokurorët dhe gjyqtarët të jenë efikas.

Në Serbi duhen ndryshime tepër të thella që unë e kam vështirë që mund të bëhen kaq shpejtë që të mund të quhemi vende mike. Fqinjësi e mirë europiane është kufiri i imagjinatës sime për 15 vjetorin e ardhshëm. Kjo për shkak se e kanë vrarë kryeministrinë tyre demokrat 20 vite më parë dhe ekspertët, intelektualët e progresistët e lëshuan vendin Serbia ka hyrë në një fazë të errët. Për tu rikthyer nuk mendoj se mjaftojnë 15 vjet por për të arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku ne jemi bashkë një një rajon me njohje reciproke e synojmë BE-në ne edhe Nato-në prej dallim prej tyre mund të jetë e mundshme. Për këtë them se është e vështirë sepse i duhet të distancohet edhe nga Millosheviçi në të kaluarën edhe prej Putinit në të tashmen e për momentin nuk kemi asnjë prej tyre”, u shpreh Kurti në Euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori