LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me buxhetin e vitit 2019 nuk kemi zhvillim social e ekonomik

Kurti: Me buxhetin e vitit 2019 nuk kemi zhvillim social e ekonomik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se buxheti i vitit 2019 është buxhet i shpenzimit qeveritar, e jo i zhvillimit social e ekonomik.

Kuti tha se Vetëvendosja nuk do ta mbështet këtë buxhet.


“Buxheti i vitit 2019 është buxhet i shpenzimit qeveritar, e jo i zhvillimit social dhe ekonomik. Numrat e buxheti janë problematik, pasi që korniza fiskale është gabim. Rritja e variablave makroekonomik është fontanë dëshirash që po ndikon në rritjen e mirëqenies sociale dhe vetmja rritje është për shpenzimet qeveritare”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Ai tha se ka degradim të kualitetit të investimeve kapitale.

Hamza: Me buxhetin e vitit 2019 rritja ekonomike e vendit do të jetë 4.7%
Lexo po ashtu Hamza: Me buxhetin e vitit 2019 rritja ekonomike e vendit do të jetë 4.7%

“Kemi degradim të kualitetit investimeve kapitale dhe kemi gërryerje të buxhetit. Shumica e projekteve janë destinuara në aspekt partiak. Këto janë disa prej argumenteve se pse Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështesim këtë buxhet”, tha ai.

Ndryshe, buxheti për vitin 2019, do të jetë në shumë prej 2 miliardë e 80 milionë euro. /Telegrafi/