LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së mbajtur sot nga Grupi i Ballkanit për Politika me temën ”Balkan Dialogues Initiative” ka folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në BE si dhe disa çështje tjera.

Kurti fjalimin e tij e nisi duke përmendur luftën në Ukrainë, nga siç tha ai agresori rus me ambicie hegjemoniste dhe ndërsa njerëzit luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre, koncepte të tilla si liria, uniteti dhe solidariteti duhet të bëhen veprime që drejtojnë politikën e jashtme.


Kjo, siç tha ai, është arsyeja pse Kosova e ka harmonizuar politikën e saj të përbashkët të sigurisë së jashtme me atë të BE-së dhe ka aplikuar të gjitha pakot e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

‘’Nuk ka asnjë mospajtim  nëse Kosova duhet të vendosë sanksione dhe të rreshtohet me BE-në, sepse vizioni ynë është i qartë: ne rreshtohemi me kombet paqësore, demokratike në Evropë që mishërojnë lirinë, unitetin dhe solidaritetin dhe jemi në anën e luftës çlirimtare të populli ukrainas’’, u shpreh ai.

Kurti në këtë konferencë foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në BE.

Ai tha se pas kalimit me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës “Kosova të marrë edhe pyetësorin për BE, që do të konfirmonte që, Kosova meriton statusin kandidat”.

Sa i përket dialogut me Serbinë, ai theksoi se janë të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se beson se Marrëveshja Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Kjo sepse bazohet në parime universale të barazisë së sovranëve, respektimit të integritetit territorial, pavarësisë, heqjen dorë nga kundërshtimet për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkëmbimin i misioneve diplomatike me ambasadorë, njohja e simboleve shtetërore, vulave doganore, targave dhe e pasaportave”, u shpreh Kurti.

Në fund, ai tha se reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe suksesi në fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, konfirmojnë se po bëjmë hapat e duhur në rrugën e duhur drejt të ardhmes Evropiane. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori