LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Jemi të interesuar të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe çmime të përballueshme për qytetarët

Kurti: Jemi të interesuar të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe çmime të përballueshme për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A” në Obiliq.

Kurti ka thënë se janë duke bërë çmos që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, transmeton Telegrafi.


“Jemi të interesuar të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, dhe çmime të përballueshme për qytetarët. Andaj, kemi folur me ministren e Ekonomisë, Financave, që të bëjmë çmos në mënyrë që në këto ditë të dimrit të mos ketë probleme. Kemi bërë thirrje të racionalizojnë shfrytëzimin e energjisë elektrike. Duke na rënë blloqet kemi pasur hallin e devijimit, jemi detyruar të marrim më shumë energji se sa që kemi menduar”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka bërë të ditur se janë duke bashkëpunuar me Shqipërinë sa i përket krizës energjetike.

“Jemi në bllokun rregullativ me Shqipërinë, pasi kemi arritur pavarësinë për energjinë elektrike, dhe me Shqipërinë jemi në komunikim e bashkëpunim sa i përket nevojave”, deklaroi Kurti.

Kurti më herët ka deklaruar se Kosova tashmë është duke u përballur me krizë energjetike. /Telegrafi/