LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për dy amendamentet e rëndësishme: E përfshimë fjalën sovranitet dhe larguam kufizimin për numrin e pjesëtarëve të FSK-së

Kurti flet për dy amendamentet e rëndësishme: E përfshimë fjalën sovranitet dhe larguam kufizimin për numrin e pjesëtarëve të FSK-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri tha se tri ligjet e reja sot janë hap shumë i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur.

Kurti bëri të ditur se me propozimin e tyre amendamenti 7 e shtoi fjalën ‘sovranitet’, ndërsa amendamenti 42 e hoqi kufizimin për numrin e pjesëtarëve të FSK-së, prej 5 mijë.


“Tri ligjet e reja sot janë hap shumë i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës së pavarur. Së pari, Kosova u bë me Ministri të Mbrojtjes. Së dyti, FSK u avansua drejt bërjes së saj Ushtri e Kosovës, Forcë e Armatosur e Republikës së Kosovës. Amendamenti 7 e shtoi fjalën ‘sovranitet’, ndërsa amendamenti 42 e hoqi kufizimin për numrin e pjesëtarëve të FSK-së. Urime të gjithëve”, shkruan Kurti. /Telegrafi/