LAJMI I FUNDIT:

Mos pagesa e rrymës në veri, Kurti: Fajin e kanë strukturat paralele

Mos pagesa e rrymës në veri, Kurti: Fajin e kanë strukturat paralele

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se fajin për mos pagesën e energjisë elektrike në veri të vendit e kanë strukturat paralele atje.

Kurti gjatë prezantimit të ministrit të ri të Shëndetësisë, ka thënë se licencimi i kompanisë së shpërndarjes së rrymës në këtë pjesë është përgjegjëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).


“Për sa i përket mos pagesës së rrymë në veri, fajin e kanë strukturat paralele atje, sepse që sa më shumë të ka struktura paralele të Serbisë në këto vite, pas çlirimit e pas pavarësisë, aq më pak ka ligjshmëri. Licencimi i kompanisë është kompetencë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe ata do ta bëjnë vendimin për këtë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Ai kë thënë se për çështjen e energjisë në veri duhet të bisedohet me Brukselin e jo me Beogradin.

“Për çështjen e energjisë në veri, ne mund të bisedojmë me Brukselin e jo me Beogradin, kjo është një çështje e Kosovës. Duke e ditur se Bashkimi Evropian ka qenë i impenjuar në këtë temë, me ta mund të bisedojmë. Prandaj, nëse kjo temë ngritët atje, atëherë ngritët në raportin Prishtinë – Bruksel, e jo me raportin Prishtinë – Beograd”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/