LAJMI I FUNDIT:

Kurti diskutoi për të drejtat e njeriut me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Kurti diskutoi për të drejtat e njeriut me përfaqësues të organizatave joqeveritare

Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë më 2020, u diskutua në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministres Emilija Redzepi dhe ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, me përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut.

“Delegacioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive e “Youth Initiative for Human Rights”, Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit, Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Blert Morina, drejtor ekzekutiv i “Center for Equality and Liberty” dhe Muhamet Arifi, drejtor ekzekutiv i “Balkan Sunflowers” e njoftuan kryeministrin për të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti.

U bisedua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe Qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Mes çështjeve kryesore të diskutuara ishte Plani i Qeverisë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe të drejtat e grave, të drejtat e komuniteteve joshumicë (rom, egjiptian dhe ashkali) dhe komunitetit LGBTI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori