LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me Bosnje Hercegovinën do të ketë viza edhe pas 1 janarit

Kurti: Me Bosnje Hercegovinën do të ketë viza edhe pas 1 janarit

Pas Procesit të Berlinit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se qytetarët do të duhet të pajisen me viza për në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas, edhe pas datës 1 janar 2024.

Kurti tha se një marrëveshje nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe prandaj do të duhen vizat për atje, edhe pas datës 1 janar 2024, kur pritet të liberalizohen vizat.


“Me këtë rast në adresimin tim unë theksova se është për të ardhur keq që ka edhe vende që nuk i kanë ratifikuar këto marrëveshje të cilat i kemi bërë në të kaluarën dhe në veçanti duhet theksuar faktin se nga ato 3 marrëveshje që i patëm bërë aso kohe njëra prej tyre nuk është ratifikuar nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Kurti: I kërkova Brnabiqit ta nënshkruajmë sot Marrëveshjen bazike, nuk ishte e interesuar
Lexo po ashtu Kurti: I kërkova Brnabiqit ta nënshkruajmë sot Marrëveshjen bazike, nuk ishte e interesuar

“Për pasojë me datën 1 janar 2024 të gjithë qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në BE, mirëpo do të nevojiten viza për të qarkulluar nga Kosova për në Bosnje dhe Hercegovinë dhe anasjelltas për shkak se atje nuk është ratifikuar edhe marrëveshja që ka të bëjë me qarkullimin e lirë me ID karta”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori