LAJMI I FUNDIT:

Kurseni baterinë tuaj Android me këto këshilla të dobishme

Kurseni baterinë tuaj Android me këto këshilla të dobishme

Ankesa më e zakonshme në lidhje me efikasitetin e telefonave inteligjentë lidhet ngushtë me baterinë e tyre.

Pas një kohe, përdoruesit fillojnë të ankohen se telefoni i tyre zgjat më pak sesa kur e blenë, se disa aplikacione konsumojnë shumë energji elektrike dhe se nuk janë të kënaqur me pajisjen sepse “bateria shpenzohet shumë shpejt”.


Zgjidhja e këtij problemi qëndron në disa lëvizje shumë të thjeshta në lidhje me zakonet e përdoruesve, transmeton Telegrafi.

Kur ishte hera e fundit që keni kontrolluar se cilat aplikacione kanë konsumuar më shumë bateri?

Aplikacioneve u pëlqen të harxhojnë baterinë dhe askush nuk dëshiron të kërkojë për mbushësin disa herë në ditë, por për fat të mirë shkuarja në dyqan për një bateri të re nuk është zgjidhja e vetme.

Programet si Messenger, Snapchat ose Snapseed konsumojnë shumë bateri dhe arsyeja janë reklamat – kryesisht sepse telefonit inteligjent i duhet pak energji për të ngarkuar secilën prej tyre.

Nëse reklama është e dizajnuar dobët, ajo mund të konsumojë shumë energji elektrike.

Ne kemi renditur aplikacionet që konsumojnë më shumë:

Snapchat
Facebook
Instagram
YouTube
Netflix
WhatsApp
Tik Tok
Google Maps

Nëse bateria juaj nuk zgjat gjithë ditën, zvogëloni konsumin me modifikimet e mëposhtme, thjesht sigurohuni që këto hile të funksionojnë vetëm në Android 9 dhe versionet e mëvonshme.

Mos e leni një ndriçimin e lartë në ekranin tuaj. Po ashtu edhe ekrani juaj duhet të kyçet, sepse sa më shumë që qëndron ashtu, ai do të konsumojë energji elektrike.

Po ashtu nëse nuk jeni duke e përdorur telefonin tuaj, mos e leni lëshuar Wi-Fi-në, po ashtu as Celular Data, sepse ato konsumojnë mjaft shumë energji edhe kur nuk jeni duke e përdorur telefonin.

Megjithëse kemi renditur aplikacionet e njohura që konsumojnë më shumë bateri, fajtori në rastin tuaj mund të jetë diçka tjetër. Nëse nuk jeni i sigurt se cili aplikacion po bën më shumë dëm, hapni opsionet dhe shkoni te opsioni i baterisë, në pjesën që tregon konsumin e baterisë që nga karikimi i fundit, do të shihni një listë të aplikacioneve me përqindjet e konsumit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori