ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Google ka njoftuar zyrtarisht se do të prezantojë gjeneratën e re të telefonave Pixel 11 më 12 gusht në një aktivitet që do të mbahet në New York.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në internet, ndërsa për përdoruesit në Evropë prezantimi do të mund të ndiqet në orët e para të 13 gushtit.


Edhe pse Google nuk ka zbuluar ende detaje teknike, pritet që gjatë eventit të prezantohen modelet Pixel 11, Pixel 11 Pro, Pixel 11 Pro XL dhe Pixel 11 Pro Fold, si dhe ora inteligjente Pixel Watch 5.

Sipas informacioneve jozyrtare, seria e re Pixel 11 mund të sjellë procesorin e ri Tensor G6, kamera të përmirësuara, ekrane më cilësore dhe funksione të reja të bazuara në inteligjencën artificiale.

Gjithashtu, pritet që modelet bazë të ofrojnë 256 GB hapësirë ruajtëse si standard, ndërsa në disa tregje evropiane mund të ketë edhe rritje të çmimeve. /Telegrafi/