LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë”, Moyes në kaosin e shkaktuar nga tifozët e West Hamit gjatë humbjes ndaj Burnleyt

“Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë”, Moyes në kaosin e shkaktuar nga tifozët e West Hamit gjatë humbjes ndaj Burnleyt
Foto: Mirror

David Moyes thotë se kurrë nuk ka parë skena si ato në London Stadium në humbjen 0-3 ndaj Burnleyt.

Një grup tifozësh u futën në fushë ende pa përfunduar loja, të tjerë në tribuna dëshironin konfrontim me drejtuesit e klubit, por edhe fyenin lojtarët dhe stafin që ishin në bankën rezervë.


I gjithë kaosi në një fotografi (Foto: Mirror)

E gjitha kjo për shkak të rezultateve të dobëta pasi klubi londinez rrezikon të bjerë nga Liga Premier.

“Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë skena të tilla në një ndeshje futbolli”, ka thënë Moyes pas ndeshjes për Sky Sports.

Kapiteni Nobel rrëzoi ashpër tifozin në mesin e fushë: Nga kaosi i madh, pronarët e klubit për arsye sigurie lëshojnë para kohe stadiumin
Lexo po ashtu Kapiteni Nobel rrëzoi ashpër tifozin në mesin e fushë: Nga kaosi i madh, pronarët e klubit për arsye sigurie lëshojnë para kohe stadiumin

“E gjitha ajo që dua të them është se ne kemi nevojë për tifozët, jemi duke luftuar për pikë dhe lojtarët e dinë këtë. Jemi gjithë të vetëdijshëm”.

“Kemi nevojë për përkrahje e tifozëve, por në një mënyrë ndryshe. I kërkojmë të gjithëve që të qëndrojnë bashkë dhe të tentojmë të marrim pikë të mjaftueshme për të qëndruar në Ligën Premier”.

Mark Noble duke rrëzuar tifozin në tokë (Foto: Getty Images)

“Lojtarë e kuptojnë se ata luajnë për tifozët, ata duan të bëjnë mirë dhe janë të mërzitur se nuk arritën të bëjnë gjërat mjaftueshëm sot”.

“Duam tifozët pas nesh, por nuk duhet të kalojnë vijat dhe të futen në fushë”, ka shtuar trajneri i njohur skocez.

Me siguri West Hami do të dënohet për gjithë këtë nga Federata e Futbollit Anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori