Barcelona fitoi ndaj Espanyolit në La Liga me rezultat 0-4, dy nga golat i shënoi Lionel Messi, të dy nga gjuajtjet e lira.

Argjentinasi në vitin 2018 ka nëntë gola nga gjuajtjet e lira në La Liga, më shumë se çdo skuadër tjetër në top pesë ligat evropiane.

Skuadrat që e rivalizojnë sadopak yllin e Barçës janë Lyoni nga Ligue 1 dhe Levante.

Skuadra franceze ka shënuar pesë gola deri më tani (tre ia ka shënuar Memphis Depay), kurse ‘Lakuriqët’ kanë shënuar katër gola, të gjithë i ka shënuar shqiptari, Enis Bardhi.

Ndërsa nga nëse numërojmë golat nga gjuajtja e lirë që nga viti 2014, 31-vjeçari i Barçës ka shënuar 19 gola, duke i lënë pas skuadrat si: Juventusi (18), Lyoni, Real Madridi, Roma (18), Bayern Munich (13), Sampdoria, Monaco, PSG (12), Chelsea, Liverpooli, Milani (11).

Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarë: Notë maksimale për Messin Espanyol 0-4 Barcelona, notat e lojtarë: Notë maksimale për Messin

Por, ky nuk ishte rekordi i vetëm që Leo e arriti në derbin lokal ndaj Espanyolit.

Ai me dy golat e tij u bë lojtari i parë në histori të kampionatit elitar spanjoll që arrin të shënojë më shumë se 10 gola në 13 sezone radhazi. /Telegrafi/