LAJMI I FUNDIT:

Kur mund të shpallet kampion Real Madridi dhe çfarë duhet të ndodhë

Kur mund të shpallet kampion Real Madridi dhe çfarë duhet të ndodhë
(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Derisa po i afrohemi fundit të kampionatit spanjoll, tashmë kanë nisur kalkulimet e ndryshme se si dhe kur mund të shpallet Real Madridi kampion në sezonin 2019/2020.

Klubi kryeqytetas është katër pikë përpara rivalit të përbetuar, Barcelona, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.


Më poshtë, jua sjellim disa kombinime në rezultate dhe kohë se kur mund ta festojë titullin ekipi i Zinedine Zidane, gjithmonë duke e llogaritur se ka fatin në duart e veta.

Ndeshjet e mbetura të Real Madridit dhe Barcelonës (Foto: AS)

Nëse Los Blancos triumfojnë ndaj Deportivo Alaves të premten dhe Blaugranët sigurojnë vetëm një pikë në ndeshjet ndaj Espanyolit (në mesjavë) dhe Real Valladolidit (të shtunën), atëherë Mbretërit do ta sigurojnë titullin e 34 në fundjavën që vjen.

Rezultatet që i nevojiten Real Madridit për t’u shpallur kampion
Lexo po ashtu Rezultatet që i nevojiten Real Madridit për t’u shpallur kampion

Data e radhës është 13 korriku (e hënë), kur Merengues vizitojnë Granadan. Nëse lideri regjistron fitore edhe ndaj Alavesit edhe ndaj Granadas, Barca do ta ketë të pamundur që ta arrijë rivalin në rast se dështon ta mposhtë qoftë Espanyolin qoftë Valladolidin. Nëse katalunasit barazojnë në të dyja ato takime, atëherë Madridit do t’i mjaftojë një fitore dhe një barazim (katër pikë) ndaj Alavesit dhe Granadas.

Më pastaj, Reali do të luajë kundër Villarrealit të enjten (16 korrik). Pavarësisht rezultateve të Blaugranëve, Mbretërit janë të vetëdijshëm se nëse fitojnë ndaj Alavesit dhe Granadas, si edhe nëse i marrin tri pikë ndaj Nëndetëses së Verdhë, atëherë do të shpallen kampionë.


Kur dhe si mund të shpallet Real Madridi kampion i La Ligas për sezonin 2019/2020:

Të shtunën, më 11 korrik

Reali fiton ndaj Alavesit.

Barca merr vetëm një pikë ndaj Espanyolit dhe Valladolidit.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Të hënën, më 13 korrik

Reali fiton ndaj Alavesit dhe Granadas.

Barca dështon ta fitojë njërën prej dy ndeshjeve (ndaj Espanyolit apo Valladolidit).

Ose

Reali merr katër pikë ndaj Alavesit dhe Granadas.

Barca barazon në të dyja ndeshjet (ndaj Espanyolit dhe Valladolidit).

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Të enjten, më 16 korrik

Barcelona nuk lëshon asnjë pikë.

Real Madridi i fiton tri ndeshjet e radhës.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori