LAJMI I FUNDIT:

Kur Maguire ka topin, të gjithë lojtarët e Anglisë kanë udhëzime për mbrojtësin

Kur Maguire ka topin, të gjithë lojtarët e Anglisë kanë udhëzime për mbrojtësin

Anglia ka fituar bindshëm ndaj Uellsit me rezultat 3-0, duke kaluar tutje si lider i grupit.

Marcus Rashford shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa një gol e shtoi Phil Foden.


Por ajo që iu ka bërë përshtypje fansa të futbollit është një moment që mbrojtësi Harry Maguire kishte topin.

Anglezi ishte duke luajtur në gjysmën e fushës, ndërsa të gjithë lojtarët i bënin më dorë duke i treguar se ku të pasojnë.

Ndoshta kjo është një nga ato provat që bashkëlojtarët nuk i besojnë edhe aq shumë lojtari të Man Utd.

Në anën tjetër virale është bërë edhe një moment kur ai merr topin dhe afrohet te zona, ndërsa në vend të harkimit provon gjuajtjen e cila shkon në rivënie anësore.

https://twitter.com/TanoDigennaro/status/1597676672916271104

Lënë shakanë anash Maguire po bën një Kampionat Botëror të mirë deri më tani dhe është treguar lider në mbrojtjen angleze. /Telegrafi/