LAJMI I FUNDIT:

Kur dashuria dhe dëshira bien ndesh

Kur dashuria dhe dëshira bien ndesh

Edhe pse një marrëdhënie mund të këtë një farë historie apo disa vite bashkë, zënkat e grindjet janë të pashmangshme, dhe ndonjëherë mund ta çojnë lidhjen drejt fundit të pashmangshëm.

Të kesh projekte të përbashkëta, të jesh i aftë të përballosh stresin e përditshëm që mund të shkaktohet nga probleme ekonomike, shëndetësore, të dish të mënjanosh agresivitetin, të kesh një farë ironie, një farë lehtësie në të kapërcyerën e vështirësive dhe gjëja më e rëndësishme, është të ndash nevojat e çiftit nga ato të familjes.

Në qoftë se familja ka nevojë për qëndrueshmëri, çifti, për të mos u mërzitur, duhet të ketë dhe një dozë të mirë durimi. Në përgjithësi, problemet nuk qëndrojnë te mosha, por tek vitet që kanë kaluar bashkë. Me fjalë të tjera, problemi është si të kemi një "ti" dhe "unë", përveç "ne". Tek të tridhjetat ka një ndryshim te modelet në çift, d.m.th. dëshira për të ndarë gjithçka me partnerin, mënyrën e të bërit të gjërave, të gjithë investimin në punën e tyre. Në praktikë kanë një model të tyrin romantik, por mendojnë për karrierën dhe kjo shpesh çon në krizë raportin..


Te të dyzetat problemi qëndron te një hapësirë autonome, pak hapësirë për "ai" dhe "ajo" të pavarur nga "ne". Për këtë arsye është e vështirë të vendosësh tek i njëjti person të gjitha cilësitë: në rastin e grave, për shembull, është burri i qëndrueshëm që jep gjërat kryesore dhe i dashuri që të bën të fluturosh. Por vjen një moment ku duket se marrëdhënia ka arritur në vijën e finishit. Ka disa shenja që e bëjnë atë të dallueshme, në mënyrë që të përgatiteni për fundin e pashmangshëm.

1– Nuk ndihesh e lumtur kur je me të, ndihesh e stresuar, e mërzitur.

2– Ti mendon shpesh për një ish-tëndin që ke pasur më parë, duke menduar se ke qenë më mirë me të.

3– Ke brenda teje një dëshirë për të ndryshuar në të gjitha drejtimet, në dashuri; ke dëshirë të ikësh dhe të largohesh, të jetosh në një vend tjetër, të ndërrosh punë, të ndërrosh edhe partnerin.

4– E shikon atë nën një këndvështrim tjetër. Të mërzit çdo gjë e tij, edhe për gjënë më të vogël nisni zënkat, si pse ka nisur të pijë çaj kur zakonisht pinte kafe, apo se e hap gojën si hipopotam kur qesh.

5– Ndihesh gjithnjë edhe më e distancuar prej tij, psikologjikisht dhe fizikisht. Ke pak dëshirë të rrish me të, je si e shurdhër ndaj gjërave që të thotë. Përqafimet, përkëdheljet, puthjet bëhen gjithnjë edhe më të rralla. Dorë më dorë nuk rrini më shumë se një minutë, sepse justifikohesh se i ke duart e djersitura. Aktiviteti seksual në këtë fazë është një skandal i vërtetë, diçka shumë e shpejtë dhe me dhimbje.

6– Marrëdhënia në krizë kthehet në një fiksim.

7– Ti çdo ditë pyet veten se mos është vetëm një keqkuptim i përkohshëm që do të kalojë. Por sa më tepër mendon, aq më tepër lidhja juaj me të është gati drejt zgjidhjes ti thua: "Nuk e dua më".

8– Ti nis e pyet prindërit, kolegët, të njohurit: "A bën vallë ai për mua?", "Ç’mendoni për të?". Dhe, nëse përgjigjet e tyre nuk të kënaqin, ti i drejtohesh astrologëve, magjistarëve të ndryshëm dhe ato të forcojnë bindjen se është koha e përshtatshme të ndahesh me të.

Dëshira seksuale

Problemi që qëndron në zemër të martesës moderne dhe arsyes së statistikave shumë të larta të divorceve, është se jeta familjare shkatërron dëshirën seksuale, pavarësisht se sa i dashuruar mund të jetë çifti. Me fjalë të tjera, seksi dhe martesa nuk janë gjithmonë të pajtueshme.

Studiuesit shprehen se ekziston një paradoks mes nevojës për siguri, familjaritet dhe parashikueshmëri, të cilët kërkojmë në marrëdhëniet afatgjata, dhe fakti se erotizmi lulëzon me gjërat e reja, misterin dhe rrezikun. Krijon një tension mes nevojës sonë për siguri dhe për aventurë.

Dashuri dhe dëshirë: janë të lidhura dhe bien ndesh. Disa studiues nga Belgjika argumentojnë se, ndryshe nga dashuria, ngacmimi seksual nuk luan me rregullat e qytetarisë së mirë. Ajo harliset me lojërat e pushtetit, avantazhet e padrejta, ndryshimet e rolit, manipulimeve joshëse dhe egërsive delikate.

Mungesa e afrimitetit

Ajo nga e cila njerëzit largohen është një ndjenjë e pajetë. E kundërta e lidhjes me dikë është kur shtrihesh pranë tij dhe përjeton vdekjen, dhe kjo është e tmerrshme. Por të gjithë çiftet ku ndjenja e dashurisë është fshehur kalojnë përmes kësaj.

Ekspertët sugjerojnë se sekreti i suksesit martesor nuk është vetëm familjariteti, por t’i lesh edhe hapësirë partnerit. Kultura moderne na thotë vazhdimisht se zgjidhja e konfliktit mes dashurisë dhe dëshirës është rritja e afërsisë.

Nëse flasim më shumë, do të ndajmë më shumë dhe do të komunikojmë më shumë, dhe kjo do të sjellë një marrëdhënie seksuale më të mirë. Jo vetëm mungesa e intimitetit frenon dëshirën seksuale, por edhe tepria e tij.

Në jetën tonë dashurore duam afërsi, por dëshira seksuale ka nevojë për hapësirë. Nuk ka asgjë të keqe afërsia e ngushtë, por nuk është shenjë e mirë për erotizmin.

Fillesat e një marrëdhënie

Ta bëni tjetrin të dashurohet dhe të filloni një marrëdhënie në çift, varet nga ju. Miqtë mund të na thonë se të gjesh njeriun e duhur është thjesht të gjesh kohën e duhur, por fillimisht duhet të njihni veten.

Të njihni mirë veten do të thotë të viheni në kontakt me esencën tuaj më intime, të zbuloni natyrën, objektivat, dëshirat, pikat tuaja të dobëta, kërkesat e parevokueshme dhe kufijtë e tolerancës, pra të dini kush jeni dhe ku doni të shkoni.

Këto pika mund të jenë më pas të zbatueshme në kërkim të shokut që me të vërtetë ju përshtatet. Sa më shumë ta njihni dhe kuptoni veten, aq më të shumta do të jenë mundësitë e suksesit në lidhjen tuaj.

Të njihni dhe të kuptoni veten nuk është shumë e vështirë, por kërkon kohë dhe energji. Mund ta bëni duke lexuar, duke folur, duke medituar, duke u lutur, duke marrë pjesë në seminare, duke u këshilluar me një mjek, një astrolog, apo cilindo tjetër udhërrëfyes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori