Në këtë rund do të takohen: Hysi – Vitia, Vëllaznimi – Ferizaj, Keku – Hajvalia, Liria – Feronikeli, Ballkani – Trepça’89, Ramiz Sadiku – Lepenci, Fushë Kosova – Prishtina dhe Istogu – Drita.

Ndeshjet janë eliminuese, në rast të rezultatit të barabartë zhvillohet vazhdimet 2x15 minuta dhe nëse as atëherë nuk kemi fitues, do të ekzekutohen penaltitë.


Karakteristikë e këtij rrethi është se përballen vetëm skuadrat e Superligës me ato të ligës së parë.

Shorti për çerekfinale do të tërhiqet më 9 prill ndërsa ndeshjet do të zhvillohen më 18 prill, me fillim nga ora 15.00. /Telegrafi/

telegrafi sport app