“Kupa e Botës për klube na vrau”, Florentino Perez komenton sezonin e dështuar dhe flet për Jose Mourinhon

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur për sezonin zhgënjyes të klubit, duke theksuar se arsyeja kryesore lidhet me lëndimet e shumta dhe ngarkesën e madhe të ndeshjeve.
Sipas tij, Kupa e Botës për Klube ka ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjet e skuadrës dhe në gjendjen fizike të lojtarëve.
“Kupa e Botës për Klube na vrau. Nuk patëm parasezon të duhur dhe brenda tre muajve kishim 28 lojtarë të lënduar”.
“I dua garat si Kupa e Botës, por jo duke hedhur poshtë një sezon të tërë. Nuk mund t’i fajësosh të dy trajnerët”.
Ndërkohë, Perez komentoi edhe zërat për një rikthim të Jose Mourinhos në “Santiago Bernabeu”, duke e vlerësuar portugezin dhe rolin që pati në rritjen e konkurrueshmërisë së ekipit.
“Ai është një trajner i madh. E njoh, dhe ai e njeh Real Madridin dhe lojtarët”.

Perez kujtoi edhe periudhën e Mourinhos, kur Reali arriti tri gjysmëfinale radhazi në Ligën e Kampionëve, edhe pse nuk arriti të shkonte në finale.
“Arritëm tri gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe, për arsye të ndryshme, nuk u kualifikuam në finale, por na futi një konkurrueshmëri të jashtëzakonshme”.
“Nga ai moment, të tjerët, që ishin gjithashtu trajnerë të mirë, fituan gjashtë Liga të Kampionëve në 10 vjet”.
Në ditët në vijim pritet të bëhet më e qartë edhe e ardhmja e trajnerit të Real Madridit, me Mourinhon që vazhdon të përmendet si një opsion i mundshëm për rikthim./Telegrafi/









































