LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtari i radhës për Khabib Nurmagomedov

Kundërshtari i radhës për Khabib Nurmagomedov
Khabib Nurmagomedov (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Kampioni i pamposhtur në kategorinë e peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, realizoi një tjetër triumf duke e mposhtur kampionin e përkohshëm, Dustin Poirier.

Pas triumfit të të shtunës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ylli nga Dagestani riktheu titullin që i ishte marrë për shkak të pezullimit pas incidenteve në duelin kundër Conor McGregor.


Të gjitha lajmet nga Khabib Nurmagomedov
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khabib Nurmagomedov

Dhe pas suksesit në ‘UFC 242’, ESPN ka treguar se çfarë do të ndodhë në vijim me kampionin dhe cili është kundërshtari i ardhshëm i tij.

Tony Ferguson (Foto: Getty Images/Guliver)

Tony Ferguson duhet të jetë rivali i tij i radhës, duke qenë se ky meç është edhe dueli që e presin tifozët e arteve të përziera marciale.

Kjo do të ishte përballja ndërmjet rekorderit 28-0 dhe fituesit të 12 ndeshjeve radhazi në UFC, diçka që të gjithë duan ta shohin. /Telegrafi/