LAJMI I FUNDIT:

Kulusevski thërret Ibrën për t’iu bashkuar Suedisë për Euro 2021

Kulusevski thërret Ibrën për t’iu bashkuar Suedisë për Euro 2021

Kanë kaluar më shumë se katër vite kur Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për Kombëtaren e Suedisë.

Sulmuesi suedez është tërhequr nga ndeshjet me Kombëtaren pas Kampionatit Evropian Euro 2016.


Por përkundër se është në moshë të shtyrë, Ibrahimovic po shkëlqen këtë edicion me Milanin.

39-vjeçari ka shënuar 11 gola në 11 takime dhe ka shtuar dy asistime duke qenë lojtari kryesor i Rossonerëve.

E bashkëvendësi i tij, Dejan Kulusevski që aktivizohet me Juventusin ka thënë se dëshiron që Ibra të rikthehet te Suedia për të luajtur në Euro 2021.

“Unë kontaktoj me Ibran, i shkruajmë njëri-tjetrit. Ai është një idhull për mua, pasi është vështirë që dikush tjetër në botë ta bën atë që e bën Ibra”, tha Kulusevski.

“Kur Ibra flet për mua, kjo më bën të punojë edhe më shumë të nesërmen në stërvitje, sepse më bën shumë krenar”.

“Unë me të vërtetë shpresoj që ai të kthehet në Kombëtare për Euro 2021. Do të ishte e mrekullueshme për mua dhe për të gjithë Suedinë. Eja Ibra”, përfundoi sulmuesi i talentuar suedez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori