Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit M. H. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas komunikatës, i pandehuri, dyshohet se me datë të pacaktuar e deri me datën 25 gusht 2022 në Gjakovë, në zonën malore, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike dhe atë 107 bimë të dyshuara të llojit kanabis, në atë mënyrë që gjatë kohës sa njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik ka qenë në vëzhgim të parcelës së mbjellë me bimë të llojit kanabis, aty është parë se ka shkuar i pandehuri, duke u kujdesur në mirëmbajtjen e bimëve të mbjella.

Reklama
Reklama

“Po ashtu, pas një bastisje policore të realizuar në shtëpinë e tij ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit, automatik të markës AK-47, së bashku me një karikator me 17 fishekë, një karikator të revoles me 11 fishekë dhe një kuti plastike e armës të llojit CZ, në të cilën ndodhej karikatori i revoles. I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 25 gusht 2022 dhe do të zgjasë deri më 24 shtator 2022. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Shaqir Zika, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit M.H., konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën e gjykatës .

Reklama
Reklama

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit të Kosovës.