LAJMI I FUNDIT:

Kuleba tregon “skenarin më optimist” se kur mund të arrijnë aeroplanët e parë F-16 në Ukrainë

Kuleba tregon “skenarin më optimist” se kur mund të arrijnë aeroplanët e parë F-16 në Ukrainë

Sipas skenarit më optimist, partnerët ndërkombëtarë mund të furnizojnë Ukrainën me grupin e parë të aeroplanëve luftarakë F-16 që në gjysmën e parë të vitit 2024.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.


“Sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve ndërsa Ukraina po përgatit infrastrukturën përkatëse për këtë qëllim, aeroplanët do të mbërrijnë në Ukrainë. Kjo do të thotë, pengesat e vetme për shfaqjen e F-16 në qiellin e Ukrainës janë trajnimi i pilotëve dhe përgatitja e infrastrukturës. Skenari optimist besoj se është gjysma e parë e vitit të ardhshëm”, citohet të ketë thënë ministri.

Kuleba shpjegoi se partnerët kishin miratuar tashmë të gjitha vendimet themelore, dhe gjithashtu vuri në dukje turneun që presidenti Volodymyr Zelensky bëri në Holandë dhe Danimarkë, ku dëgjoi betimet për dërgimin e këtyre aeroplanëve luftarakë në Ukrainë.

Sipas ministrit të Jashtëm, vendimi i fundit pozitiv nga ana e “koalicionit ndërkombëtar të aviacionit” ka ardhur nga Belgjika.

Sipas Ukrinform, ish-ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov parashikoi gjithashtu se Ukraina mund të fillojë të përdorë aeroplanët F-16 në pranverën e vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori