LAJMI I FUNDIT:

Kukësi, streha e shenjtë për shqiptarët nga Kosova

Kukësi, streha e shenjtë për shqiptarët nga Kosova

Fundi i shekullit XX po mbyllej me lotët e nënave shqiptare. Nuk mbet shtëpi pa u djegur, s’mbet gjë pa u plaçkitur e shkatërruar; s’mbet familje pa u dëbuar… Ishte kjo kohë kur ëndrrat po shuheshin, sepse armiku nuk njihte ligje, as zot…

Më 1999, rrugët drejt Shqipërisë ishin pelegrinazhe shpëtimi. Kukësi ishte porta e parë për mijëra shqiptarë të vuajtur. Aty u jepej buka atyre që me ditë nuk kishin ngrënë. Vëllezërit dhe motrat tona matanë kufirit, hapen zemrën dhe dyert e shtëpisë. Ishin strehë e re për ta. Vet shpresa.


Kukësi ishte porta që priti fëmijët jetimë, nënat zemërthyera, pleq e invalidë që kishin humbur gjymtyrët në luftë.

Kukësi tash e dy dekada përkujtohet nga mijëra shqiptarë të Kosovës që aty gjetën strehë.

Kukësi përgjithmonë do të mbetet në zemrat tona, si një strehë ku shpirtrat e thyer gjetën ngrohtësi. Andaj, këtë vit Kukësit do t’i ndahet çmimi “Hasan Prishtina” për merita të veçanta për pengimin e spastrimit etnik dhe për krijimin e kushteve për rikthimin e popullatës në Kosovën e pasluftës.