LAJMI I FUNDIT:

Kujdesuni për gjunjët tuaj!

Kujdesuni për gjunjët tuaj!

Gjatë gjithë viteve të jetës tuaj, gjunjët kanë duruar aktivitetin e ecjes, vrapit, kërcimit, ngjitjes së shkallëve dhe shumë të tjera. A ka ndonjë problem nga këto gjëra për gjunjët tuaj? Gjatë viteve kërci i gjunjëve është holluar dhe zbutur për të bërë të mundur një lëvizje sa më të rehatshme...

Një studim i Johns Hopkins School of Medicine thotë se çereku i grave mbi moshën 60 vjet kanë dhimbje gjunjësh. Por ju mund të mbroni gjunjët tuaj dhe të ndihmoni në parandalimin e problemeve të tyre duke krijuar muskuj të fortë, duke stabilizuar ato dhe duke praktikuar një sërë ushtrimesh. Një program ushtrimesh 10 minutash është zhvilluar nga Mike Roberson, trajner personal dhe profesor i mekanikës së gjunjëve. Synoni t’i bëni dy herë në javë për 12 javë dhe do të keni më shumë elasticitet në ecje si dhe s’do të përtoni të vraponi apo të kërceni!

Çfarë ju duhet?
* pesha 1-2kg
* llastike rezistence
* stol (mund të përdorni edhe shkallët në qoftë se nuk keni stol)


Si do ushtroheni?
Bëni 1-3 grupe të çdo ushtrimi (10-20 minuta në vartësi të grupeve që bëni). Në qoftë se keni nevojë për nxehje, marshoni në vend për 2-5 minuta

Forcon muskujt e vidheve/belit. Duke mbajtur një peshë në dorë si në foto, uleni dhe ngrini gjurin sipër sa më lart që të mundeni. Rreth 15 herë para se të ndërroni pozicionin për këmbën tjetër.

Për të stabilizuar muskujt që lëvizin gjurin. Ngri këmbën që ke në tokë në maje të gishtave për 5 sekonda dhe ule prapë. Bëje rreth 12 herë para se të ndërrosh këmbë

3 KËSHILLA
* Përdorni ushtrime kardio për të luftuar dhimbjet.
* Një studim i grave të cilat merrnin Glukozaminë 1500mg në ditë për 3 vjet, nuk kanë pasur dëmtim të gjunjëve.
* Hani perime. Ata që hanë perimet e pasura me vitamine K, (bizelet, brokoli), kanë më pak dhimbje kyçesh.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj

Këshilla Lifestyle
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Kalo në kategori