LAJMI I FUNDIT:

Kuç i dëshpëruar me malazezët për mosftesën: Superliga është shumë e fortë, duhet ta respektojnë edhe në Mal të Zi – pres ftesë nga dy Kombëtaret

Kuç i dëshpëruar me malazezët për mosftesën: Superliga është shumë e fortë, duhet ta respektojnë edhe në Mal të Zi – pres ftesë nga dy Kombëtaret

Edvin Kuç është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme që prej janarit të vitit 2018 kur nënshkroi me Ballkanin.

Mesfushori i lindur dhe rritur në Rozhajë të Malit të Zi ka prejardhje nga Kosova, teksa këtë e kishte zbuluar pasi kishte ardhur për të luajtur për klubin suharekas.


Fillimisht ai ka thënë se në Suharekë e ndjen vetën si në shtëpinë e tij, pasi njerëzit janë shumë të sjellshëm, ndërsa edhe familja e tij është e lumtur që jeton në Kosovë.

“Siç thash dhe më herët, nuk kam pasur shumë informacione për Kosovën. Ishte hera e parë që dëgjova për klubin e Ballkanit kur më kontaktuan. Për këtë gjë, erdhi presidenti tek unë dhe më ftoi që ta vizitoja vendin. Por, tani e ndiej veten si në shtëpinë time. Njerëzit janë shumë zemërgjerë dhe të sjellshëm. Më ndihmojnë shumë. Unë dhe familja ime jemi të lumtur dhe jam me fat që gjendem këtu”, ka deklaruar Kuç.

Ai thotë se synon që ta vazhdoj jetën në Kosovë edhe pas përfundimit të karrierës, por nga vendin ynë do të largohej vetëm nëse vije ndonjë ofertë e parefuzueshme.

“Po normalisht, synimi im është që të qëndrojë këtu. Unë do të largohem nga Ballkani vetëm nëse marr ndonjë ofertë nga një klub serioz. Por për momentin jam i fokusuar 100% te Ballkani. Familja ime dhe unë jemi të lumtur këtu dhe dua të qëndroj”, vazhdoi tutje Kuç.

27-vjeçari thotë se do të pranonte me kënaqësi një ftesë nga Kosova, por edhe nga Përfaqësuesja e Malit të Zi, edhe pse është i dëshpëruar që malazezët nuk e përcjellin kampionatin kosovar.

“Me kënaqësi. Ishte nderi im që të vija të luaja këtu. Në Mal të Zi, Superliga e Kosovës nuk ndiqet aq shumë dhe besoj se e meritoj të luaj për vendim tim, Malin e Zi. Por njerëzit atje nuk e përcjellin këtë ligë aq shumë dhe nuk e respektojnë. Jam i zhgënjyer për këtë gjë, pasi që kualiteti që ka Kosova, është më i mirë se sa liga e Malit të Zi. Organizimi i futbollit është më i mirë këtu se sa atje. Ka lojtarë më të mirë, të gjithë janë në nivel më të lartë”, tha Kuç.

“Unë jam lindur në Mal të Zi dhe jetoj atje që 25 vite. Ndërsa këtu jam tash e dy vite. Normalisht se do të luaja për Malin e Zi, por cilado përfaqësuese të më thërras e para, unë do ta pranoj ftesën. Në kombëtaren tonë luan dhe Fatos Beqiraj, i cili është lojtari me më së shumti paraqitje te ne. Ndërsa këtu keni lojtarë si Arijanet Muriç dhe Dresheviq që është nga Mali i Zi, por që luajnë për Kosovën. Prandaj cilado që të më ftojë do të kem nderin të luajë për ta”, përfundoi mesfushori fantastik.

Ndër të tjera Kuç ka thënë se synon që këtë edicion të fitojë trofe me Ballkanin, pasi viti i kaluar ishte dëshpërues ku humbën finalen e Kupës së Kosovës dhe nuk arritën titullin për një pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori