LAJMI I FUNDIT:

Ku ngul hunë var hejbet

Pse mos të duken mostrat e mishit të importuar edhe në ulëset e Parlamentit, atëherë ngjyra e mishit do të fiton në përmbajtje, kështu parlamentarët do ta kenë një pasqyrë më reale se me çka ushqehen qytetarët

Protesta paqësore e shumë pronarëve dhe punëtorëve të punësuar në kompanitë e mishit kishte si qëllim rrëzimin e vendimit administrativ nr. 09/2009, meqë ata konsideronin se u është bërë e padrejtë, duke marrë për bazë kriteret të cilat janë përcaktuar me këtë udhëzim administrativ.


Pasi që vërejtja e mishtarëve kosovarë ishte e ngulmët, atëherë zërit të tyre iu bashkëngjitën shumica e subjekteve politike, duke ngritur zërin refuzues, pa dhënë sqarime të mjaftueshme pse po refuzohet ky udhëzim.

Pastaj pati edhe analistë të cilët konsideronin se po përmbyset ekonomia e tregut në Kosovë, ajo e kërkesës dhe ofertës, por asnjëri nga ta nuk e pa të arsyeshme të shtroj si pyetje cili është cilësia e mishit që po importohet, dhe sa janë rigoroze rregullat e importit.

Shumë keq që në debat nuk u inkuadruan edhe inspektorët sanitarë, higjienik, pastaj mjekët, konsumatorët dhe kështu të zgjerohet rrethi i përkrahësve apo i refuzuesve të vendimit administrativ.

Mund edhe t’më gjykoni ç’më duhet mua përfshirja në këtë debat, meqë mund edhe mos të jem kompetent, por një gjë dua ta them se në çdo kompani amerikane ku bëhet prerja, copëtimi, grirja, produkti final, sortimi sipas porosive, paketimi, ngrirja.., distribuimi, bëhet nën mbikëqyrjen e inspektorëve federal sanitarë, të cilët orarin e punës e kane prej momentit kur fillon dhe mbyllet orari në kompanitë e mishit, në njërën nga to kam punuar edhe vet, meqë Amerika është shtet i profesioneve të ndryshme, pra nuk është pengesë nëse je shkolluar për një profesion dhe punon në degë tjera të ndryshme industriale.

Prandaj duhet të fillojnë iniciativat e pronarëve të kompanive vendore të mishit për bashkëpronësi me kompanitë e huaja, do të ishte me interes të përbashkët; pra para se të inkuadrohen partnerët e jashtëm afarist duhet të shtrohen edhe obligimet për përfshirjen e punëtorëve vendorë.

Shihni se ku kanë arritur Emiratet e Bashkuara, jo vetëm duke bërë transferin tekniko-teknologjik, por duke përfshirë në treg kompanitë serioze dhe prestigjioze, të cilat mund të ofrojnë edhe siguri te investitorët e jashtëm, kuptohet duke gjetur format për ruajtjen e interesit të përbashkët, atij nacional dhe ekonomik, duke u arritur pajtueshmëria se pa siguri ekonomike dhe zhvillim ekonomik, punësim intensiv, nuk ka as siguri fizike, por as nacionale.

A nuk munden mishtarët që të lobojnë përmes grupeve të interesit në parlament dhe të lobojnë për ndryshime ligjore më të favorshme.

Nuk duhet kuptuar importin e ushqimit shtazor, vetëm si mjet i pasurimit, por jo edhe i kujdesit për shëndetin e popullatës, them se e dyta për konsumatorin është shumë më e rëndësishme se profiti i tyre.

Nuk them se tërë politikës kosovare po i vije era mish, por duhet gjithsesi edhe deputetët të nuhasin erën e mishit të freskët dhe të ngrirë, i cili sortohet me vite në frigoriferët me ngrirje të thellë në shumë vende të Amerikës Latine, që pastaj adresohet në adresat e mishtoreve kosovare të kompanive të shumta. Pse mos të duken mostrat e mishit të importuar edhe në ulëset e parlamentit, atëherë ngjyra e mishit do të fiton në përmbajtje, kështu parlamentarët do ta kenë një pasqyrë më reale se me çka ushqehen qytetarët?

Vet procesi i shitblerjes dhe sortimit të mishit nuk është vetëm përcjellje e letrave, apo i transportit, por gjithsesi kjo formë e biznesit është shumë e ndjeshme dhe duhet të mbështetet në rregullativa shumë rigoroze.

Se çfarë ngjyre do të merr debati varet edhe votuesit, por debatin duhet ta fryjnë edhe konsumatorët të cilët drejtpërdrejtë janë të implikuar si palë në demokracinë parlamentare; por patjetër gazetarët hulumtues mund të japin kontributin kryesor jo vetëm duke hapur debatin, por duke i krahasuar kriteret me ato të rajonit, por edhe më gjerë, që si rrugëdalje është ushqimi i shëndoshë për popullatën, pastaj punësimi dhe profiti.

Përfundimisht për shoqërinë më lirë do të kushton mishi cilësor, se sa sëmundjet eventuale, të cilat po përhapen edhe si epidemi, si ai i virusit të derrit, i cili po troket në pragun e çdo shteti. Shumë më lehtë do ta kenë kompanitë private të organizohen më mirë, duke aplikuar forma më të avancuara të organizimit, të integrimit të kompanive të vogla në ato më të mëdha, kështu do të zvogëloheshin edhe shpenzimet e transportit, por edhe planifikimi i nevojave do të ishte më rentabil.

Duhet gjithsesi që sistemi i bizneseve të imta në Kosovë të ndryshojë, kompanitë e vogla të kalojnë në "franchise" e për këtë duhet të angazhohen agjenci konsultative pranë zyrave komunale të cilat do t’u ofronin shënime të nevojshme investuesve të interesuar, por t’u ndihmojë atyre të cilët kanë para, por janë në hamendje ku t’i investojnë.

Nuk është aspak i justifikueshëm derdhja e kapitalit privat në kompani të dyshimta, të pa regjistruara, duke bërë shumëfishimin e kapaciteteve pa plan: shumë restorante, pompa, spitale, furra, universitete private, bastore, shtëpi publike, kazino, duke tejkaluar parashikimet "zhvillimore", duke u joshur politikanët me të gjitha këto "të mira" .

Kështu në Kosovë jo që po ndërtohet ekonomia e tregut, por po krijohet një anarki e palejuar. Edhe nëse ka dobësi vendimi administrativ ai duhet të riformulohet, por jo ashtu si u shkon për shtati tregtarëve të mishit, por pak më ndryshe, duke iu përshtatur rregullave të reja ligjore; është mungesë e madhe që nuk funksionojnë si duhet agjencitë e specializuara, të autorizuara nga qeveria për të kryer punën e inspektimit, të cilësisë…

Qeveria shpeshherë me të drejtë e kritikuar, herë-herë për shkak të neglizhencës së tepruar në prodhimin e ligjeve, por nganjëherë edhe përshpejtësisë në nxjerrjen e udhëzimeve administrative, po krijon nebulozë, edhe kësaj here sikurse herëve të tjera, pa dhënë shpjegime të domosdoshme, edhe në konferencat për gazetarë, prandaj nuk po dihet kush ka të drejtë, ngase çdo turr i pa balancuar po ka pasoja në treg, si në çmim po ashtu edhe në cilësi, e çmimin nuk po e paguan as qeveria as kompanitë të cilat synim e kanë profitin, por po pësojnë konsumatorët të cilët po viktimizohen dhe janë kategori ligjërisht e pa mbrojtur.

Sigurisht që edhe qeveria me të gjitha resorët ministror ka përgjegjësinë më të madhe, se kujt do t’ia plotësojë dëshirat, dëshirat përfundojnë kur gjërat rregullohen me ligj, atëherë ndalen llafet dhe retorika pa përmbajtje.

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori