LAJMI I FUNDIT:

Kthehet gara mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit: Nëntë ndeshje ‘luftë’ për legjendat që ta fitojnë ‘Pichichin’

Kthehet gara mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit: Nëntë ndeshje ‘luftë’ për legjendat që ta fitojnë ‘Pichichin’

Cristiano Ronaldo është kthyer në garë, ndërsa Lionel Messi kurrë nuk ishte larguar.

Ky sezon mund të jetë ndoshta ndër më të varfrit për numrin e golave të shënuara nga dyshja në kampionatin e La Ligas.


Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, dy lojtarët më të mirë në rruzull, janë njëri pas tjetrit, aty në garë, siç kanë qenë gjithmonë në dekadën e fundit.

(Foto: Getty Images)

Që nga viti 2010, ata kanë ndarë të gjitha trofe të Pichichi mes tyre.

Katër janë fituar nga Messi (2010, 2012, 2013 dhe 2017) dhe tre nga Ronaldo (2011, 2014 dhe 2015), ndërsa vetëm Luis Suarez ka arritur të futet një herë në mes.

Me La Ligën tashmë të sigurt në favor të Messit dhe Barcelonës, ajo cka i mbetet Real Madridi është të ta nderojë Ronaldon, i cilia para 10 javësh nuk dukej as një horizont.

Portugezi ka shënuar 18 gola në gjysmën e dytë të kampionatit.

Katër gola të tij kundër Girona gjithashtu e kthyen në garë edhe për ‘Këpucën e Artë’,  ku përveç Messit, aty qëndrojnë në garë edhe Mohamed Salah, Harry Kane (i lënduar), Edinson Cavani, Ciro Immobile, Jonas, Robert Lewandowski dhe Mauro Icardi.

Ronaldo e ka fituar katër tituj në karrierë ‘Këpucën e Artë’ (tre me Los Blancos dhe një me United), ndërsa Messi po ashtu e ka fituar aq herë me Barcelonën.

Që nga 2010, Suarez është i vetmi që ka arritur të futet në mes, në sezonin 2016.

Lionel Messi (Getty Images)

Tashmë për këtë garë mbetet të shihet forma e Messit dhe Ronaldos në Ligën e Kampionëve, dhe Kupën e Botës, po ashtu edhe në kampionat e Kupë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori