LAJMI I FUNDIT:

Kthehet boksi pas gjashtë vjetësh në Mitrovicë

Kthehet boksi pas gjashtë vjetësh në Mitrovicë

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) planifikon që turneun “Lah Nimani” ta organizojë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Turneu kushtuar trajnerit legjendar nga ky qytet, Lah Nimani, është caktuar të mbahet më 27 maj.

Siç ka thënë të enjten për gazetën zëdhënësi i FBOXK-së, Latif Demolli, pritet të paraqiten 13 shtete. Ky turne në Mitrovicë së fundi ishte mbajtur në vitin 2010, kur palestra “Minatori” ishte i hapur për të gjitha sportet, shkruan sot Koha Ditore.


Por, për katër vite sa zgjati renovimi i palestrës as FBOXK-ja e as klubi i Mitrovicës, Trepça ’89, që është klubi i vetëm në këtë qytet, nuk kanë organizuar asnjë aktivitet.

“Suedia, Gjermania dhe Sllovakia e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Vitin e kaluar kanë qenë 11 shtete, kurse tash besojmë se do t’i kemi 13. Sipas planit, do ta organizojmë në Mitrovicë, pas renovimit të palestrës ‘Minatori’. Në Mitrovicë nuk ka pasur boks që gjashtë vitet e fundit dhe ne po shpresojmë ta organizojmë këtë ngjarje në këtë qytet. Do të bisedojmë edhe me kreun e Komunës së Mitrovicës. Shpresoj të kemi mbështetje edhe nga Komuna, pasi do ta nderonim ikonën e boksit. Lah Nimani është nga Mitrovica dhe besoj se do të kishim numër të madh të shikuesve”, ka thënë Demolli.

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori