LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Komuna e Prizrenit të tregojë se për kënd ndërtoi 250 shtëpi

Kryeziu: Komuna e Prizrenit të tregojë se për kënd ndërtoi 250 shtëpi

Pas deklarimeve nga Komuna e Prizrenit se familja e vajzës tre vjeçare që ndërroi jetë ditë më parë në këtë qytet, se ajo dhe familja e saj kanë jetuar si uzurpator në atë shtëpi, ka reaguar Ismet Kryeziu nga KDI.

“Gjendja sociale, ka detyruar këtë familje që mes rrugës dhe asaj shtëpie të zgjedhë atë shtëpi për strehim, në të kundërtën do të flinin rrugëve. I gjithë qyteti e din për gjendjen e ekonomike dhe sociale të kësaj familje”.


Kryeziu ka pohuar se thuhet që Komuna e Prizrenit i ka nda rreth 250 banesa për rastet sociale.

“Ndoshta është mirë me tregu zyrtarët e Komunës se nga këto banesa sa familje si raste sociale kanë përfituar, a po a ka ndonjë familje si rast social që ka përfituar ndonjërën nga këto banesa!?”, ka shkruar Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook.