Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se ka pasur atentat ndaj tij me granatë ushtarake, në qershor të vitit 2023 .
Ai ka rrëfyer se një muaj pasi e mori mandatin, dikush kishte sulmuar me granatë objektin e Komunës.
“Në fund të qershorit më duket, objekti i Komunës u sulmua me granatë ushtarake. Shteti i ka ato mënyrat e veta si operon, ma cakton protokollin e sigurisë, kam protokoll gati si të kryeministrit dhe presidentes, duhet me operu në terren me mbrojtje të afërt edhe kerr të blinduar”, tha Atiq, për Kallxo Përnime”.
Ai ka shtuar se në momentin e sulmit nuk ka qenë prezent në objektin e Komunës.
“Atë natë kam qenë jashtë kur e kam marrë lajmin, kam qenë jashtë Komunës. Edhe për shkak të situatës dhe punës, edhe unë, edhe kryetari Lulzim Hetemi i Komunës së Leposaviqit për shkak të specifikave edhe kemi banu në Komunë, e kemi shfrytëzu si shtëpi edhe kanë mendu që atë natë kam qenë aty”, ka thënë tutje Atiq.
Ai rrëfeu edhe për banesën e tij në pjesën veriore, e cila ishte uzurpuar për shumë vjet.
“Ka qenë e uzurpuar, diku nëse s’gaboj deri para 5 vjetëve me organizatën ‘Habitat’ dhe institucionet e tjera, e kemi liru prej uzurpatorëve, kemi pasë uzurpatorë që janë ndërru konstant si rrjedhojë është e pashfrytëzueshme, sepse duhen investime. Prej atëherë jetojmë me qira në Mitrovicë, Prishtinë, edhe Fushë-Kosovë”, tha tutje Atiq.
Ai ka treguar edhe për ofertat që i kanë pasur si familje për ta shitur banesën apo për ta këmbyer.
“I kemi rezistu ofertave për me shit banesën, se ka pas oferta goxha të mira. Banesa është 60m2, kanë ofruar shumë të ndryshme, 20 mijë, 30 mijë, 50 mijë euro, me bo këmbim me një banesë në Prishtinë, me një tokë me një fushë”, tha kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Unë jetoj edhe në jug të Mitrovicës, operoj si aktivist, nuk di ndryshe, herë jam te shokët e mi atje herë te familja e herë në Fushë Kosovë”, ka thënë tutje ai.
Atiq ka thënë se shtëpitë e djegura gjatë luftës që janë duke u rindërtuar janë projekt i Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ai ka akuzuar ekzekutivin paraprak të kësaj Komune si dhe ish-nënkryetaren e saj, Adriana Hoxhiq, për bllokim të punëve.
“Menjëherë ka shkuar në vend ku ka qenë duke u ndërtu dhe u ka kërkuar leje, kemi dëshmitarë të panumërt në këtë aspekt, edhe mediat kanë incizime që kanë marrë pjesë në ato fërkime e ballafaqimet me polici. Ndërsa kur kanë shkuar në Komunë personat që kanë kërkuar leje ndërtimore, s’kanë pasur qasje deri te Drejtoria e Urbanizmit ose Kadastrit, për shkak të politikave të segregimit që i ka bërë Lista Serbe, nuk kanë mundur të vijnë as deri te formularët e aplikimit”, tha Atiq, duke shtuar që prej se ka ardhur ai në krye të Komunës kanë ndryshuar këto gjëra.
“Jemi në procedura të rekrutimit të atyre zyrtarëve që lëshojnë leje. Përafërsisht janë 250 kërkesa për leje ndërtimore të të gjitha natyrave. Deri tash s’kemi lëshuar leje sepse na kanë munguar zyrtarët që e kryejnë këtë punë. I kemi hapur pozitat deri tash janë pranuar 18 zyrtarë edhe janë konkurset e tjera që janë duke u zhvilluar”, tha Atiq.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka folur edhe për pagat fiktive në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
“I kemi ndaluar pagat e vendeve të punës fiktive, d.m.th. personat të cilët kanë marrë pagë nga komuna, kanë figuruar si punëtorë, mirëpo s’kanë ardhur në vendin e punës por kanë nejtë në shpi. Ka pasë zyrtarë në kuadër të Drejtorisë së Arsimit, të Shëndetësisë, në do farë vende të çuditshme dhe ne kemi lypë dëshmi të vijueshmërisë së punës. Në momentin që nuk na kanë ofruar i kemi ndërprerë më shumë se 70 kontrata të vendeve të punës fiktive”, ka thënë Atiq./Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë