LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i Termokosit njofton se nuk do të ketë shtrenjtim të ngrohjes

Kryeshefi i Termokosit njofton se nuk do të ketë shtrenjtim të ngrohjes

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”, Fisnik Osmani ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të ngrohjes.

Osmani thotë se ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP “Termokos” SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023, transmeton Telegrafi.


“Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës. ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP “Termokos” SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023. Sipas kësaj strukture, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar”, thotë ai,

Osmani shton tutje se “Termokos”, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër. /Telegrafi/