LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i shtetit: Asnjëherë nuk jam informuar me shkrim nga Blakaj se është kërcënuar për punën e tij

Kryeprokurori i shtetit: Asnjëherë nuk jam informuar me shkrim nga Blakaj se është kërcënuar për punën e tij

Kryeprokurori i shtetit ka reaguar pas shkrimeve në media lidhur me dorëheqjen e prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar rastin e manipulimeve me listat e veteranëve si dhe të rastit të imamit Shefqet Krasniqi.

Lidhur me këtë kryeprokurori i shtetit ka lëshuar një deklaratë për media.


Jep dorëheqje prokurori që hetonte manipulimet me listat e veteranëve dhe rastin e imamit Krasniqi
Lexo po ashtu Jep dorëheqje prokurori që hetonte manipulimet me listat e veteranëve dhe rastin e imamit Krasniqi

Lexoni të plotë deklaratën e kryeprokurorit të shtetit:

“Kryeprokurori i Shtetit informon opinionin në lidhje me shkrimet e sotme në pothuajse të gjitha mediat dhe portalet për dorëheqjen e prokurorit të PSRK-së, z. Elez Blakaj.

Kryeprokurori i Shtetit zyrtarisht asnjëherë nuk është informuar me shkrim nga prokurori Blakaj se ka pasur ndonjë kërcënim në lidhje me punën e tij. Zyrtarisht, deri më sot ne kemi pranuar vetëm dorëheqjen e tij, të cilën e ka drejtuar te Kryeprokurori i PSRK-së, Reshat Millaku.

Sidoqoftë, dëshirojmë të informojmë opinionin se prokurori Blakaj, përderisa ishte duke hetuar rastin e njohur në opinion si ‘Lista e veteranëve të UÇK-së’, kishte marrë informacione se Komisioni i Mjekëve në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ishte duke u marrë me përcaktimin e statusit të invalidëve të luftës dhe se gjatë punës së këtij komisioni ka pasur kanosje, për të cilën edhe është hapur rasti si i tillë në Policinë e Kosovës.

Kërkesa e prokurorit Blakaj është shqyrtuar dhe Policia e Kosovës ka vendosur të shtojë patrullimet në vendin ku komisioni po punonte si dhe në vendosjen e kontakteve të kohëpaskohshme në mënyrë që procesi të vazhdojë sipas planifikimit. Megjithatë, prokurori Blakaj nuk ka raportuar për këtë rast se ka ndonjë kërcënim ndaj tij.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka informacione se prokurori Blakaj në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka pranuar një mesazh kërcënues me fjalët: ‘Dënoi kriminelët, e jo hoxhallarët’, kurse më pas prokurori Blakaj e ka raportuar në polici, ku ka deklaruar se veten nuk e ndien të kërcënuar, por është i brengosur rreth familjes së tij, sidomos për fëmijët dhe ka kërkuar përcjelljen nga njësitet policore të fëmijëve të tij gjatë vajtje-ardhjes në shtëpi – shkollë.

Policia e Kosovës ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit Blakaj dhe të nesërmen ka filluar me ofrimin e përcjelljes së fëmijëve të prokurorit Blakaj. Edhe në këtë rast, policia ka hapur rast hetimi ndaj kërcënuesit të prokurorit Blakaj.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit sqaron se sipas Ligjit nr. 03/L- 225, nenin 22, parashihet se ‘Prokurorët kanë të drejtë që nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të kërkojnë masa të veçanta mbrojtëse për veten dhe për familjet e tyre atëherë kur kërcënimi për jetën e tij\saj apo të një anëtari\je të familjes vjen si rezultat i ushtrimit të funksionit të tyre prokurorial apo buron nga ai’.

Këto janë të gjitha informacionet zyrtare që ka Kryeprokurori i Shtetit lidhur me rastin në fjalë dhe sapo të kemi ndonjë informatë tjetër nga prokurori Blakaj, Kryeprokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore konform mandatit dhe obligimeve ligjore. Ndërsa, për rastet – lëndët që ka pasur në punë prokurori Blakaj është kërkuar që të ndahen te prokurorët e tjerë në kuadër të PSRK-së dhe asnjë zbrazësi nuk do të lejohet në hetimin e plotë dhe të pavarur të secilit rast, pra edhe të rasteve në fjalë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori