Kryen vjedhje në dy lokacione – tre të arrestuar në Ferizaj

100:"Masked burglar with torch and crowbar breaking and entering into a house - shot with dramatic motion 24:"Getty Images/iStockphoto
Tre persona janë arrestuar të shtunën në Ferizaj.
Siç bënë të ditur policia, të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në dy lokacione.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovar, nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer vjedhje në dy lokacione të ndryshme. Si prova materiale, janë konfiskuar: një pako me kabllo elektrike, tre palë patika dhe para të gatshme”, njofton policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































