LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Vuçiq të dielën në Kosovë, spiunë e xhandarë serbë në veri

Kryeministri Vuçiq të dielën në Kosovë, spiunë e xhandarë serbë në veri

Nga pasditja e djeshme në veri të Mitrovicës, por edhe të Kosovës, janë vendosur afishe e billborde që urojnë për mirëseardhjen e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, vizita e të cilit është paraparë të dielën.

Nga kufiri i Jarinjës, përmes Zveçanit dhe Zubin Potokut, e deri në veri të Mitrovicës, vërehen pothuajse kudo billborde dhe fotografi në të cilat shkruan “Të bashkuar mundemi gjithçka”.


Përmes këtyre billbordeve, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh për ta votuar Aleksandar Vuçiqin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 27 prill edhe në Kosovë, derisa ai konsiderohet kryeministër edhe i tyre.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se që nga nata e mbrëmshme, pjesëtarë të xhandarmerisë serbe në rroba civile, si dhe të shërbimit të inteligjencës së Serbisë (BIA), kanë hyrë në territorin e Kosovës, për ta ‘pastruar terrenin’ dhe për shkak të sigurisë së kryeministrit të tyre të dielën.

Sipas këtyre burimeve, xhandarët serbë janë akomoduar në Bllokun nr. 5 të konviktit të studentëve, derisa spiunët e BIA-s në hotelin ‘BB’dhe në hotelin ‘Number One’ në veri të Mitrovicës.

Mësohet se kryeministri serb do të vizitojë të dielën Leposaviqin dhe veriun e Mitrovicës, derisa po bëhen përpjekje për t’i siguruar vizitë të qetë edhe në Zubin Potok.

Ndryshe, një vizitë e paraparë e kryeministrit serb në fund të shkurtit në veri, përkatësisht në shtëpinë e kulturës në Zubin Potok, ku është dashur që kryeministri të marrë pjesë në një tubim me qytetarë, ishte anuluar momentet e fundit për shkaqe të sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori