LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri vazhdon në spital, numri i vdekjeve nga coronavirusi në Britani të Madhe tejkalon numrin 5,000

Kryeministri vazhdon në spital, numri i vdekjeve nga coronavirusi në Britani të Madhe tejkalon numrin 5,000

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe ka njoftuar se 439 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit nga coronavirusi, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga sëmundja në mbi 5,000.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Dominic Raab dha përditësimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar së bashku me zyrtarët shëndetësorë, pasi kryeministri Boris Johnson mbetet i shtruar në spital me simptomat e COVID-19.


I pyetur se pse Kryeministri po vazhdon të jetë në krye të detyrës edhe pse është i sëmurë dhe i shtruar në spital, Raab tha se është në spital si një masë paraprake për shkak të simptomave që vazhdojnë.

Ndryshe, Johnson kishte bërë një postim nga spitali për të thënë se ai është “me disponim të mirë”, pasi kaloi një natë të parë atje për t’iu nënshtruar testeve pasi u diagnostikua me coronavirus 11 ditë më parë.

Kryeministri konservator i përshkroi testet si “rutinë”, por shtoi se ai “ende po përjetonte simptoma të coronavirusit”.

Më shumë se 47,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë dalë pozitivë në testet për COVID-19 dhe rreth 5,000 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Në një fjalim të rrallë para publikut britanik të dielën, Mbretëresha njohu sfidën e shpërthimit të pandemisë së coronavirusit dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të fortë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Azia
A mund t'i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet

A mund t'i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet

Amerika
Kalo në kategori