LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri turk: Pjesëtarët e çetës paralele janë në dorën e drejtësisë

Kryeministri turk: Pjesëtarët e çetës paralele janë në dorën e drejtësisë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, duke iu referuar atyre që deshën të marrin pushtetin me grushtet në Tuqri, ka deklaruar se “pjesëtarët e kësaj çete paralele tashmë janë në dorën e drejtësisë së Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pjesëtarët e çetave paralele tashmë ndodhen në duart e drejtësisë së Turqisë. Ata do të marrin dënimin më të rëndë të merituar. Populli jonë ka treguar një mendjemprehtësi dhe kjo mendjemprehtësi bëri që të ruhet vullneti kombëtar. Ata të cilët organizuan këtë kryengritje duhet të dinë edhe njëherë; askush nuk mund të luaj me vullnetin e këtij populli të madh. Kthimi në jetën normale sot është një shenjë e virtytit të qytetarëve tanë. Ata që kanë hapur zjarr me armët, paratë, tanket, bombat, avionët, helikopterët e shtetit kundër qytetarëve të këtij vendi janë një organizatë terroriste më e ulët se terrorizmi i PKK-së. Ky popull kurrë dhe kurrë nuk do ta harrojnë këtë bandë tradhtare. Disa miq tanë kishin vështirësi të kuptonin ndjeshmërinë që ne kemi treguar që në fillim, por kjo periudhë që ata arritën të kuptojnë na ka kushtuar një kosto të madhe”, u shpreh Yıldırım.


Ai u shpreh më tej se “Pas ngjarjes së përjetuar mbrëmjen e djeshme pas këtij personi (Fetullah Gülen), pas këtij njeriu, lideri të bandës, pas këtij kreu të organizatës terroriste nuk shoh ndonjë vend që të qëndrojë pas. Ai vend i cili do të qëndrojë pas këtij nuk është mik me Turqinë, është në një luftë serioze kundër Turqisë. Kjo kryengritje është shtypur, por kemi 161 dëshmorë dhe deri në këto momente 1.440 të plagosur. 2.839 ushtarakë të gradëve të ndryshme janë arrestuar të dyshuar që janë pjesëtarë në këtë kryengritje të poshtër. Në mesin e tyre ka edhe me grada të larta”.

Kryeminsitri turk tha se edhe njëherë para gjithë botës u dëshmua përvoja e popullit turk në çështjen e demokracisë.

“Ngjarja që përjetuam ka vërtetuar një gjë. Ka vërtetuar edhe njëherë para gjithë botës përvojën e thellë që ka populli turk në çështjen e demokracisë dhe se sa e rëndësishme është për pavarsisnë e vendit tonë demokracia dhe vullneti kombëtar”, deklaroi Yıldırım.

“Nuk do të harrohen kurrë nga ky popull i madh ata martirë që dhanë jetën dhe ata qytetarë të dashur që hipin mbi tanke, duke u shtrirë me flamuj në dorë para tankeve që tentuan të hynin në institucione dhe të cilët u bënë pengesë për ato që bllokuan rrugët në urë”, tha kryeministri turk.

Të gjitha lajmet rreth grushtetit në Turqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtetit në Turqi

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori