LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri turk: Askush nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të Turqisë

Kryeministri turk: Askush nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të Turqisë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në lidhje me shprehjet e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian tha se “Fjalë boshe. Të shikojë punët në vendin e tij. Mos të përpiqen t’i japin mësime, mend Turqisë, sepse askush nuk mund ta bëjë. Askush nuk ka pozicionin dhe të drejtën të përzihet në punët e brendshme të Turqisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım, pas namazit të xhumasë në xhaminë İskitler në Ankara ka bërë disa deklarata për mediat. Në lidhje me dekretin në fuqinë e ligjit të nxjerrë në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme për kalimin nën administrimin e Presidencës së Turqisë të Shërbimit Inteligjent të Turqisë (MIT), është shprehur se “Ka një ndryshim në lidhje me ligjin për shërbimet inteligjente (MIT). Sipas këtij ndryshimi MIT do të jetë nën administrimin e presidentit.”


Më tej duke vënë në dukje se nëse merret parasysh referendumi popullor i mbajtur me 16 prill për ndryshimin e kushtetutës, Yıldırım tha se MIT dhe institucionet e tjera do të mblidhen nën strukturën e presidencës.

Ai ka shtuar se ndryshimi i bërë është në pajtim me frymën e ndryshimit të sistemit qeveritar më 16 prill. Ndërsa në lidhje me zbatueshmërinë për llojin e vetëm një veshjeje për të shpallurit fajtorë për terrorizëm që nuk është përfshirë në këtë dekret ligjor Yıldırım, tha “Ministria e Drejtësisë ende nuk ka përfunduar punimet në lidhje me këtë çështje. Punimet janë ende në vazhdim”.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori