LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri malazez refuzoi për herë të dytë të paraqitet në gjyq

Kryeministri malazez refuzoi për herë të dytë të paraqitet në gjyq

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, megjithëse ka një detyrim t’i përgjigjet thirrjes së prokurorit, nuk iu përgjigj thirrjes për herë të dytë.

Ai duhej të zbulonte gjetjet e tij rreth përgatitjes së pretenduar për arrestimin e tij. Çështja u caktua nga prokurori special Lidija Vukçeviq.


Krivokapiq tha më parë se informacioni që kishte ishte “plotësisht i verifikuar” dhe se nuk kishte kohë për të humbur dhe për të bërë deklarata.

Dy javë më parë, zyra e prokurorit special të shtetit i dërgoi një ftesë Krivokapiqit për të dhënë një deklaratë, por ai tha se nuk mund të paraqitej sepse kishte detyrime urgjente shtetërore, raporton rtcg.

Krivokapiq tha se kishte informacione se po përgatitet një plan për arrestohimin e tij pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore në Patriarkanën e Beogradit me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio.

Kur u pyet se kush dëshironte ta arrestonte, ai u përgjigj se, sipas informacionit të tij, “duhej të ishte urdhëruar nga prokurori special i shtetit”. Kryeprokurori special Milivoje Katniq hodhi poshtë pretendimet e Krivokapiqit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori