Kryeministri armen, Nikol Pashinyan vlerësoi sot se asnjë “zgjidhje diplomatike” nuk është e mundur në konfliktin me Azerbajxhanin për Nagorni-Karabakun.
Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të shkojnë vullnetarisht në front.
“Ne duhet të pranojmë që çështja e Karabakut, në këtë moment dhe për një kohë të gjatë, nuk mund të ketë një zgjidhje diplomatike”, tha Pashinian përmes një video në Facebook.
Ai u bëri thirrje njerëzve të shkojnë dhe të luftojnë për “fitore ose humbje”, transmeton Telegrafi.
Sipas Kryeministrit, situata në front është “mjaft serioze”. “Ka një fitore ose një humbje, asgjë tjetër. Për të fituar, të gjithë duhet të formojmë njësi vullnetare,” tha ai, duke shtuar se Azerbajxhani po përdor “burimet e fundit” në luftë.
Ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit po vizitojnë Rusinë, ku do të kenë konsulta të ndara diplomatike me Moskën mbi konfliktin e Nagorni-Karabakut, pas dështimit të dy armëpushimeve radhazi.
Më parë, takime të ndara midis ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe homologut të tyre amerikan, Mike Pompeo u njoftuan të premten në Uashington.
Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca janë ndërmjetës për konfliktin e Karabakut brenda Grupit të Minskut të sponsorizuar nga OSBE-ja.
Sipas raporteve të pjesshme, më shumë se 800 njerëz u vranë në përleshjet e reja, duke përfshirë rreth 100 civilë. Sidoqoftë, të dy palët pretendojnë se kanë vrarë mijëra armiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës
Tërmet në Turqi
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi
Shpërthimi i vullkanit në Indonezi ndez alarmin për cunami - mbi 11 mijë njerëzve u kërkohet të largohen nga vendi
"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin