LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ kërkon shpenzim racional të ujit të pijshëm

KRU ‘Prishtina’ kërkon shpenzim racional të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga qytetarët që ta përdorin racionalisht ujin e pijshëm.

Sipas kompanisë, niveli i ujit në liqenet akumuluese po bie çdo javë nga 20 centimetra.


“Të dashur qytetarë/konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 4.74 metra nën kuotën maksimale. Çdo javë po bie nga 20 centrimetra, pothuajse në të dyja liqenet. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/