LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’: Uji është i pijshëm në tërë zonën e mbulueshmërisë, përpos në fshatrat e Klinës

KRU ‘Hidrodrini’: Uji është i pijshëm në tërë zonën e mbulueshmërisë, përpos në fshatrat e Klinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë, të komunave Pejë, Istog, Deçan, Junik dhe Klinë, se përkundër reshjeve të mëdha atmosferike, në tërë territorin furnizues, me përjashtim të disa fshatra të Klinës, uji është i pijshëm dhe nën kontroll.

Në Klinë, qyteti ka furnizim cilësorë me ujë, përderisa në fshatrat, që furnizohen nga burimi i Jarines, (pjesa veriore e Klinës), përfshirë burimet, (Pusi i Kpuzit, Berkovës, Radokes dhe Garabilit të fshatit Sferkë) kanë turbullira të nivelit të mesëm, për çfarë konsumatorët të cilët furnizohen nga këto burime, rekomandohen që mos ta përdorin ujin për pije, deri në njoftimin e radhës.


Specialistët e KRU “Hidrodrini” po vazhdojnë monitorimin dhe gjendjen në të gjitha burimet furnizuese në komunat përkatëse përfshirë edhe Klinën. /Telegrafi/