LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’: Ka filluar çkyçkja e borxhlinjëve, kyçjet ilegale në prokurori

KRU ‘Hidrodrini’: Ka filluar çkyçkja e borxhlinjëve, kyçjet ilegale në prokurori

Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar sot se ka filluar zbatimi i çkyçjeve nga sistemi i ujësjellësit për konsumatorët borxhlinjë, në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.

Çkyçjet kanë filluar tek ekonomitë biznesore.


Paralelisht këtij aksioni, kjo kompani njofton se po çkyçen edhe lidhjet ilegale në sistem e këto të fundit po dërgohen edhe si raste në prokurori.

KRU ‘Hidrodrini’ thotë se aksioni ka dhënë rezultatet e para, në rritjen e sasisë së furnizimit për konsumatorë të ndërgjegjshëm.

Njoftimi i plotë:

KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë,

Njofton konsumatorët e zonës së mbulueshmërisë se ka filluar çkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të borxhlinjëve, duke filluar nga ekonomitë biznesore.

Ekipet e terrenit paralelisht po bëjnë edhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në sistem dhe këta të fundit do ballafaqohen edhe me prokurorinë.

Ekipet e terrenit në shoqërim të Policisë, parreshtur po zbatojnë Vendimin e mësipërm.

Ky aksion veçse ka filluar të jap rezultatet e para duke eliminuar humbjet të cilat me automatizëm po ndikojnë në sasinë e furnizmit për konsumatorë.

Aksioni është shtrirë në tërë zonën e mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.

Uji është jetë, ta paguajmë dhe ta ruajmë, duke e përdorur racionalisht!”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë