LAJMI I FUNDIT:

KRRE do të vendos për çmimet e reja të energjisë elektrike në Maqedoni

KRRE do të vendos për çmimet e reja të energjisë elektrike në Maqedoni

EVN Home si Furnizues Universal i energjisë elektrike, në tenderin e sotëm për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2022, pranoi vetëm një ofertë nga SH.A. EMV.

SHA EMV si ofertuesi më i volitshëm dhe i vetëm, në tenderin nëpërmjet ankandit elektronik i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 48 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar.


Ky çmim i shitblerjes prej 48 euro për megavat-orë për periudhën korrik-dhjetor, është për 17% më i lartë se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2022), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 41 euro për megavat-orë për nevojat e përgjithshme të planifikuara të EVN Home si Furnizues Universal.

Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home, gjatë periudhës në vijim do të vendosë Komisioni Rregullator për Energjetikë, ndërsa i njejti varet nga më shumë parametra hyrës, siç janë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori