LAJMI I FUNDIT:

Kroos i lumtur që vazhdoi me Real Madridin

Kroos i lumtur që vazhdoi me Real Madridin

Toni Kroos ka nënshkruar kontratën e re me Real Madrid që do ta lidh deri në vitin 2022.

Ai është pjesë e formacionit startues që nga dita parë kur ka ardhur.

“Lojtarët nuk thonë asgjë për thashethemet, por unë dua të them se jam shumë i lumtur në Madrid që nga dita e parë që jam këtu”.

Kontrata e re do ta lidh edhe gjashtë vite me mbretërit, që i bie të jetë 32 vjet në atë kohë.

“Jam shumë i lumtur në Madrid, është klubi më i madh në botë”.

“Falënderoj klubin për besimin e dhënë në mua. Kanë qenë dy vite të shkëlqyeshme dhe shpresojë edhe në shumë të tjera. Jam i lumtur që do të jem këtu edhe gjashtë vite”, ka thënë Kroos në konferencë për shtyp. /Telegrafi/